Çapuni: Ulqini duhet të ketë Muzeun e Detarisë

0

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, në faqen e tij në rrjetin social Facebobok, ka shprehur rëndësinë që për Ulqinin do të kishte ndërtimi i Muzeut të Detarisë, pikërisht në Ranë, njërin nga vendet simbol të këtij aktiviteti. Përveç idesë, e cila ka kohë që diskutohet, Çapuni ka prezantuar edhe projektin ideor për këtë muze. Në fjalët e tij, Çapuni shpreh rëndësinë që detaria ndër shekuj ka pasur për Ulqinin, dhe se ndërtimi i muzeut do ta vendoste Ulqinin në radhën e qyteteve që e duan dhe e ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore, por edhe do të pasuronte ofertën turistike të qytetit.

Share.

Leave A Reply