Çapuni: Mbledhja e Kuvendit do të mbahet duke respektuar çdo procedurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me daljen nga koalicioni të Forcë së Re Demokratike, dhe lajmërimin për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit dhe drejtorit politik të kësaj partie, Ilir Çapuni, mazhoranca e re në Ulqin ka filluar veprimet për tu pozicionuar kundrejt realitetit të ri. Për të realizuar këtë duhet të thirret mbledhja e Kuvendit , për të cilën kryetari Ilir Çapuni thotë se do të repektohet procedura, dhe se të mërkurën me 3 mars, pritet edhe një mbledhje tjetër e Këshillit për zgjedhje dhe emërime, pas dështimit të dy mbledhjeve të para.

Lidhur me iniciativën e një pjesë të këshilltarëve për thirrje të mbledhjes ugjente të Kuvendit, Çapuni thotë se ajo kishte mangësi administrative, dhe se çdo gjë do të jetë më e qartë pas mbledhjes së Këshillit për zgjedhje dhe emërime.

Në periudhën e radhëshme pritet të shihet se si do të duket dalja e Forcës nga pushteti , por orientimi të paktën sipas Çapunit, është më se i qartë, ky subjekt do ta vazhdojë rrugëtimin në opozitë.

Dalja e Forcës por edhe Lëvizjes Perspektiva nga pushteti aktual, do të thotë një forcim të opozitës, pasi me vetëm 3 këshilltarë në Kuvend zëri i saj deri tani ishte mjaft i kufizuar. Në këtë drejtime priten edhe kalkulime dhe pozicionime të ndryshme nga mazhoranca e re , për  të kënaqur ambiciet politike, edhe përmbysja e 30 gushtit, një pjese të mirë iu ka djegur letrat në dorë.

Share.