Çapuni: Kriporja duhet ti takojë Komunës së Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me vendimin e Qeverisë, janë hapur të gjitha mundësitë që Komuna e Uqinit të marrë përsipër menaxhimin e Kripores, tha për TV Teuta drejtori politik i Forcës së Re Demokratike, Ilir Çapuni.

Çapuni vendimin e Qeverisë e quan gjysëm të mirë, dhe që të jetë i plotë Kriporja duhet të kalojë si pronë e Komunës, pasi ish pronarët u shpronësuan nga Komuna e Ulqinit.

Sipas tij , beteja për Kriporen akoma nuk ka mbaruar, pasi pritet që privatizuesi të fillojë luftën ligjore në mënyrë që të kontestojë vendimin e Qeverisë. Megjithatë, të paktën me këtë vendim janë larguar pengesat për Komunën e Ulqinit që të marrë në dorë menaxhimin e saj, ashtu si edhe e përcakton ligji për shpalljen e saj zonë e mbrojtur, thotë ndër të tjera Çapuni.

Share.