ÇAPUNI : EDHE NËSE I KA DIKUSH GISHTAT NUK MUND TË PUNOJË JASHTË LIGJIT

ÇAPUNI : EDHE NËSE I KA DIKUSH GISHTAT NUK MUND TË PUNOJË JASHTË LIGJIT

0

 Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Dr. Ilir Çapuni vazhdimin e seancës e paralajmëroi për me datën 25 mars, ditën e hënë. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SHPK “Parking Servisit “solli edhe debata në Kuvend, pasi me propozimin e ri kjo ndërmarrje planifikohet mos të ketë bord drejtues, por të ketë vetëm drejtorin dhe që do të menaxhohet nga drejtori, ekzekutivi dhe Sekretariati për Veprimtari Komunale. Disa klube e kanë përkrahur këtë propozim,por ka edhe nga ata që nuk e përkrahin,duke thënë se të gjitha ndërmarrjet duhen të kenë status  të njëjtë pa dallime. Problem në seancë është paraqitur edhe mungesa, apo ardhja me vonesë e materjalit të kuvendit për pikat e rendit të ditës.

“Për fat të keq Kuvendi ka qenë në pushim për dy muaj, janar dhe shkurt, është pritur që materiali të vijë në mënyrë të rregullt dhe  kontinuale ashtu që të kemi kohë të përgatisim dhe të kontrollojmë ligjshmërinë. Nga kabineti materiali na ka arritur me një ritëm shumë të ngadalësuar, edhe kurë vijnë ,vijnë me mangësi apo në mënyrë voluminoze para kuvendit ku nuk kemi mundësi t’i kontrollojmë dhe t’i përgatisim për kuvend”u shpreh kryetari Çapuni në një deklaratë për TV Teuta. Çapuni tha se këshilltarët kanë të drejtë kurë thonë që nuk i kemi fituar materialet dhe se gjysma nga ato nuk i plotësojnë kushtet ligjore për tu diskutuar.  “Ajo çfarë nuk është mirë në asnjë mënyrë, është që të anashkalohet ligjshmëria ose të keqpërdorohen gishtat për të krijuar një sistem i cili është i jashtëligjshëm. Vërej që është një tendencë që nëse dikush i ka gishtat mund të bëjë çdo gjë” u shpeh Çapuni.

Please follow and like us: