ÇAPRIQI PREZANTOHET NË ÇEKI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni Teuta mëson se poeti, studiuesi dhe kritiku letrar  me prejardhje nga Ulqini, pedagog në Universitetin e Prishtinës,profesor doktor Basri Çapriqi ka qenë mysafir në Çeki. Në të vërtetë, Pen-i  çek ka organizuar mbrëmje atoriale në Bibliotekën Kombëtare të Çekisë në Pragë me poetin  Çapriqi. Në këtë mbrëmje kane marre pjese përfaqesues të ambasadave të huja si dhe nga ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë. Me këtë rast, kritikë letrarë kane folur për poezinë e Çapriqit kurse aktorët kanë deklamuar poezitë e autorit në gjuhën çeke nga dorëshkrimi i librit që pritet të dalë së shpejti. Autori ka folur për rrjedhat e letërsise shqipe, afirmimin e saj në botë si dhe për rolin që kanë pasur shkrimtarët në luftrat e fundit në Jugosllavi.

Share.