Camaj: Vakcina që pritet të dal në SHBA është shumë premtuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy kompanitë Moderna dhe Pfizer janë ato të cilat do të prodhojnë vakcinën kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet përfundimtare tregojnë 90-95 % efikasitet. Vakcina është në fazën e fundit të aprovimit nga Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushiqmit dhe pritet të shpërndahet gjatë kësaj jave, thotë për Televizionin Teuta dr. Pashko Camaj. Planet janë që gjatë muajit dhjetor të fillohet me fazën e pare të vaksinimit të miliona njerëzve, duke përfshirë ata që janë në vijat e para të pandemisë, në spitale dhe institucione të mbrojtjes të shëndetit, dhe më pas, ata që janë në kategori me rrezik më të lartë. Në fazën e dytë, do bëhet vaksinimi i popullsisë më të gjerë, shton dr. Camaj.

Share.