Camaj: Për shqiptarët janë të rëndësishme të dhënat për gjuhë dhe komb

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, ka deklaruar se për shqiptarët nuk është e pranueshme që të mos përcaktohen lidhur me kombin dhe gjuhën. Sipas tij, këto të dhëna janë mjaft të rëndësishme pasi në bazë të tyre arrihen të drejtat themelore. “Nëse nuk ka të dhëna për numrin e popujve që jetojnë në Mal të Zi dhe çfarë gjuhe flasin, atëherë shqiptarët nuk do të mund të realizonin të drejtat themelore dhe do të ishin të diskriminuar. Për shqiptarët është mjaft e rëndësishme që të përcaktohen për kombin dhe gjuhën, shumë më tepër se sa për përkatësinë fetare.”, tha Camaj. Mendim të ngjajshëm ka shprehur edhe kryetari i PD-së Fatmir Gjeka, si dhe nga Partia Boshnjake.

 

Share.