Cakuli: Së shpejti montimi i kranit për nxjerrjen e barkave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Të Mirat Detare” Xhaudet Cakuli, tha për televizioinin Teuta  se së shprejti në Molën e madhe pritet investimi i shumkërkuar nga qytetarët, montimin e kranit për nxjerrjen e barkave.

Cakuli tha ase këto ditë do të përfundojë edhe procedura e përzgjedhjes së ofertuesit më të mirë, dhe pritet që fillimi i punimeve të ndodhë së shpejti.

Ai shtoi se vlera e investimeve të ndërmarrjes publike këtë vit është në shumën e 350.000 eurove, çka nuk është shumë, por pritet që vitin e ardhshëm të dakordohet realizimi i projektit madhor të rregullimit të Molës së madhe, i cili kap shifrën e mbi 1 milionë eurove.

Share.