Cakuli: Personalisht jam për uljen e numrit të objekteve në Bunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” u ka bërë thirrje qiramarrësve të objekteve të përkohshëm në bregun e Bunës që akoma nuk kanë shlyer obligimet që këtë ta bëjnë në kohë sa më të shkurtër, përndryshe këto objekte do të fshihen nga katalogu për objektet e përkohëshme për vitin e ardhshëm.

Drejtori i Bordit drejtues të kësaj ndërmarrjeje, Xhaudet Cakuli, tha se katalogu është duke u punuar dhe do të vlejë deri në vitin 2024. Në pyetjen se çfarë do të ndodh me lokacionet nëse qiramarrësit nuk shlyejnë detyrimet aktuale, Cakuli tha se personalisht favorizon uljen e numrit të objekteve në Bunë dhe preferon që ato të mos jenë në katalogun e ardhshëm, por kjo do të vendoset pasi edhe ministria përkatëse të dalë me qëndrim të vet.

Share.