Cakuli: Mola e madhe do të shëndrrohet në shetitore dhe skenë për manifestime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike për menaxhumin e të Mirave detare të Malit te Zi e shpalli thirrjen publike për përzgjedhjen e mbaruesit të punëve për rregullimin e sipërfaqes së Moles së Madhe nën bedenet e Kalasë së Ulqinit.

Me projekt kryesor janë perfshirë shtrimi i komplet sipërfaqes së sheshit, vendosja e instalimeve elektrike nëntokesore, zhvendosja e pllakave të vjetruara të betonit, rrenimi I shkalleve të demtuara dhe rindertimi i tyre, vendosja e shtyllave të ndricimit, rregullimi I hortikulturës, dhe vendosja e mobiljeve urbane. Me këtë projekt është paraparë edhe konstruktimi i tribunave dhe organizimi i hapsirës i cili dedikohet për mbajtje të manifestimeve publike dhe si skenë të hapur.

Thirrja publike rri e hapur për 60 ditë, kurse mbaruesi i punëve i përzgjedhur do të ketë afat 180 ditë kalendarike për kryerjen e punimeve prej ditës se nisjes së punimeve në Mole të Madhe.

Siperfaqja totale për rregullim është 4600 m2, me vlere të përllogaritur të investimeve në fazën e parë të parapare me kete. Thirrja është 810.000,00 € me TVSH.

 

Per disa dite do te shpallet edhe thirrja publike per perzgjedhjen e organit mbikqyres me vlere 25.000,00 €.

Me Draft Planin financiar te te Mirave detare per vitin 2021 jane te planifikuara 160.000,00 per fazen e II ( punet perfundimtare) dhe 5.000,00per mbikqyrje.

Me kete vlera e investimit, me mbikqyrje arrine shumen 1.000.000,00 €.

 

 

 

                                                                                 NP per menaxhimin

                                                                             e te Mirave detare te MZ

Share.