Cakaj: Shqiptarët kanë rol të patjetërsueshëm në proceset euroatlantike të Ballkanit

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë organizoi sot Konferencën Mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh në nisje të konferencës se, roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor “Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik.”, nënvizoi Cakaj.

Share.