BUXHET SOCIAL(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e fundit të Kuvendit të Ulqinit  kishte shumë dimensione, që në disa raste tejkalonte edhe limitet e  komunikimit parlamentar, por përfundoi me një hepy end.

Këshilltarët,pas diskutimit tërë ditor Parlamenti komunal I Ulqinit ka  miratuar një mori vendimesh,të cilët vlerësohen të rëndësishëm për zhvillimit e Komunës së Ulqinit , jo vetëm për vitin e ardhëm ,por edhe në kontekstin më të gjerë.

Pa mëdyshje, pika më e diskutueshme ka qenë Buxheti I Komunës për vitin 2015, që kap shumën prej 6 milion e 940 mijë euro, duke u quajtur edhe nga vetë aktorët e garniturës udhëheqëse, buxhet social.

Kësisoj, megjithatë, hapet mundësia e funksionimit normal të organeve të qeverisjes vendore dhe të ndërmarrjeve publike ,që themeluese është Komuna.

 

Share.