Busti i Skenderbeut do të vendoset në Triesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Busti i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut, do të vendoset pranë shkollës me të njëjtin emër në Triesh , komuna e Tuzit, ka konfirmuar kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Ai shtoi se për këtë ka pasur përkrahje edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve. “Më vjen shumë mirë që më në fund do të plotësohet dëshira e banorëve vendas dhe atyre nga diaspora , pikërisht në kohën kur festojmë 550 vjetorin e heroit kombëtar shqiptar. Për arsye të historisë së pasur Trieshi e meriton bustin e Skendrerbeut.”, tha Gjeloshaj.

 

Share.