Bushati: Sezoni për 15% më i dobët se vitin e kaluar

Bushati: Sezoni për 15% më i dobët se vitin e kaluar

0

Drejtori i hotelit “Albatros” Xhemal Bushati, në mbyllje të sezonit turistik për vitin 2018 tha për Televizionin Teuta se në këtë kolektiv janë mesatarisht të kënaqur me numrin e akomodimit  të pushuesve në këtë hotel. Për dallim nga viti i kaluar i cili ka qenë më i sukseshmi në 10 vitet e fundit, këtë sezon ka pasur rënie deri në 15 %. Aktualisht në hotel po pushon një numër prej 80 mysafirësh nga vendet e rajonit. Ndër faktorët kryesorë për rënien e numrit të pushuesëve Bushati numëron infrastrukutrën rrugore , kushtet atmosferike si dhe konkurencën e padrejtë. Hoteli “Albatros” do të jetë i hapur deri kah mesi i muajit tetor.

Please follow and like us: