Bursa për studentët e talentuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga data 26 tetor është hapur konkursi publik për ndarjen e bursave studentëve të talentuar për vitin akademik 2016/2017. Sekretaria e sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore Gjina Daboviq për Televizionin Teuta tha se Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt, më të mirë, të vitit të II – të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Komunës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:

Kandidati (studenti) i paraqitur ne konkurs  duhet të ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve.

Komuna e Ulqinit, duke pasur parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5.

Së bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet të dorëzoj edhe:

  1. Fotokopjen e letër njoftimit ose çertifikatën e nënshtetësisë
  2. Vërtetimin e vendbanimit
  3. Vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik
  4. Vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik
  5. Vërtetimin e notës mesatare për vitin e kaluar.

Përveç dokumentacionit të lartpërmendur, studenti duhet të cekë në fletëparaqitje edhe:

  1. Numrin e telefonit celular ose fiks
  2. Të dhënat mbi zhiro llogarinë e studentit.

Sekretaria Daboviq tha se afati për dorëzimin e fletëparaqitjes është prej  26.10.2016 deri  26.11.2016 dhe shuma e të hollave është 80 euro në muaj.

Fletëparaqitja dorëzohet përmes postës ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve në Komunën e Ulqinit.

Share.