Bullgaria ratifikon protokollin për bashkëngjitjen e Malit të Zi në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO nuk sigurohet vetëm stabiliteti politik i Malit të Zi por edhe i gjithë rajoni, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Darko Pajoviq, duke theksuar se do të shpejtohet procesi i ratifikimit të protokollit për bashkëngjitjen e Malit të Zi në NATO edhe në vendet tjera. Pajoviq ka marrë pjesë sot në mbledhjen e kuvendit Bullgar në të cilin me shumicë të madhe është ratifikuar protokolli për bashkëngjitjen e Malit të Zi në NATO.

Të rikujtojmë se më parë protokollin e kanë ratifikuar Islanda, Sllovenia, Hungaria, Sllovakia dhe Shqipëria. Siç është kumtuar nga Parlamenti,  Pajoviq, në Sofje ka biseduar me udhëheqësit  e kuvendit popullor të Bullgarisë si dhe me ministrin e jashtëm Daniell Mitev, i cili mori pjesë në mbledhjen e kuvendit bullgar.

Share.