Britanikët të interesuar për investim në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Afaristët britanez Sajmon Sarsfild dhe Roj Stivens kanë themeluar kompaninë Metamorfosis MNE nëpërmes së cilës planifikojnë investime në sferën e energjisë diellore në Mal të Zi.

Siç kanë deklaruar ata për media, Ulqini është qyteti që ofron më shumë ditë me diell dhe është mjaft i përshtatshëm për ndërtimin e fermës së energjisë diellore. Ato thonë se investimet në energjinë diellore në Ulqin mund të jenë shumë fitimprurës, duke marrë parasysh kushtet e volitshme të motit përgjatë gjithë vitit.

Ato veç kanë filluar bisedimet me Ministrinë e ekonomisë në lidhje më këtë çështje ,si dhe kanë pasur takime edhe me sektorin joqeveritar dhe shoqatat ambientaliste.

Share.