Briskoviq: 40 vite punë e përkushtuar si instruktor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plot 40 vite u bën që nga fillimi i punës të instruktorit Lekë Briskoviq. Ai këtë profesion e filloj në moshën 21 vjeçare kur provimet për instruktor i kreu në Podgoricë dhe më pas u punësua në autoshkollën e vetme në Ulqin, Auto Moto. Fillimet ishin të vështira, i kujton Briskoviq në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Tv Teuta, por thotë se i ka punuar me përkushtim dhe dashuri të madhe. Shumë gjëra kanë ndryshuar për këto 4 dekada, nga ajo që automjeti i parë atëherë ishte një Fiqo e vjetër, deri tek modelet më të reja të makinash, por rrugët vazhdojnë të jenë të pothuajse të njëjta.Shumë gjenerata kanë kaluar në shkollën e tij dhe ai vazhdon të bëj apel të fortë që të bëjnë kujdes me shpejtësinë se ajo mbron jetën.

 

 

AKZ

Share.