Brajoviq kandidati kryesor për kryetar të Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Socialdemokratëve të Malit të Zi Ivan Brajoviq, është kandidati kryesor për postin e kryetarit të Kuvendit, shkruan gazeta Pobjeda. Sipas njoftimeve nga disa burime brenda koalicionit qeverisës, përveç postit të kryetarit të Kuvendit, Socialdemokratët synojnë të paktën edhe dy ministri tjera, si dhe vendi e nënkryetarit të qeverisë. Ato janë posaçërisht ët interesuar për ministrinë e komunikacionit, për të cilën kandidat do të jetë Damir Shehoviq, dhe atë të shëndetit, por kjo e fundit ka pak gjasa të ndodhë, pasi synohet edhe nga disa kuadro të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Për vendin e ministrit të punëve të mbrendshme, PDS ka projektuar Mevludin Nuhoxhiq, person i afërt me Markoviq, kurse për financa Vladan Jokoviq,drejtorin aktual të doganave. Duket se në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë vend për Branimir Gvozdenoviq, i cili shpesh ka qenë në shënjestër të mediave dhe opozitës për favorizim të privatizimeve shkatërruese në të kaluarën. Në vendin e tij si ministër i turizmit përflitet Daliborka Pejoviq. Sipas njoftmeve të mëparshme, ministrja aktuale e mbrojtjes Milica Pejanoviq-Gjurishiq, nuk do të jetë më në krye të këtij resori.

Share.