Boshkoviq në Tiranë: Bashkëpunimi në mes dy vendeve është shembull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Antarësimi i Malit të Zi në NATO është me rëndësi për tërë rajonin , i cili në këtë mënyrë do të bëhet më i sigurtë, ka theksuar ministrija e mbrojtjes të Reublikës së Shqipërisë Mimi Kodheli gjatë takimit me kolegun nga Mali i Zi Predrag Boshkoviq, duke theksuar se Mali i Zi , edhe pse i vogël është treguar si vend hero dhe dinjitoz. Boshkoviq, ka theksuar se duhet të jemi krenar për vendosjen e raporteve afatgjata miqësore dhe respektimit reciprok ndërmjet dy vendeve e që mund të shërbëejnë si shëmbull në rajon.

Ai ka theksuar përkrahjen të cilën shqipëria ia ofron me vazhdimsi Malit të Zi në plotësimin e agjencës euroatlantike dhe përpjekjeve që të bëhet pjesë kolektive e sigurisë duke përkujtuar se Shqipëria është ndër vendet e para e cila ka ratifikuar protokolin për antarësimin e Malit të Zi në NATO. Ministri i mborjtjes të Malit të Zi në veçanti ka theksuar rëndësinë e asocimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në aleancë, si garanci më e mire për paqë dhe stabilitet në këtë pjsë të Evorpës , është kumtar nga Ministria e mbrojtjes.

Boshkoviq është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe njëheri ka shprehë  falenderime për gatishmerinë e Shqipërisë që të ndihmojë në asgjesmin e tëpricës së armatimit si dhe bashkëpunimin intensiv të ministrisë malazeze të mbrojtjes  me Akademin e mborjtjes në Tiranë.

Share.