BOSHKOVIQ DHE NIMANBEGU AKUZOJNE AKTET VANDALE NE SHF “BOSHKO STRUGAR” NE ULQIN

0

Pas ngjarjeve te fundit te cilat po perseriten ne SHF “Boshko  Strugar” ne Ulqin duke shkruar grafite provokuese ne muret e shkolles, jane deklaruar Ministria e arsimit dhe Keshilli kombetare i shqiptareve ne Mal te Zi.

Ministria e arsimit e Malit te Zi ka akuzuar ashper shkruarjen e grafiteve ne muret e shkolles , ku ishin te shkruara “serbija” dhe kater shkronja “s” qirilice. Shprehim keqardhje dhe brengosje per keto sjellje vandale te individeve. Keto sjellje jane te dedikuara kunder maredhenjeve te mira tradicionalisht ne mes te perfaqesuesve te konfesioneve dhe nacionaliteteve te ndryshme dhe paraqet akt vandal te individeve te cilet me sjellje kriminele I perkeqesojne maredhenjet multikonfesionale dhe multietnike ne Mal te Zi. Keqperdorimi I institucioneve arsimore me keto sjellje vandale tregon mosrespekt ndaj sistemit institucional dhe apelojme tek qytetaret qe te respektojne institucionet arsimore, kurse organet kompetente I ftojme te marrin masat e duhura ligjore per te gjetur akteret dhe te parandajlojne keto lloj ngjarjesh ne te ardhmen.

Lidhur me kete ngjarje ka reaguar edhe Keshilli kombetare I shqiptareve ne Mal te Zi me nje kumtesë për opinion ne te cilen thuhet:

 

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, shpreh shqetësimin e vet, për mbishkrimet e fundit të ndodhura në muret e shkollës fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, në të cilat vërehen mbishkrime apo grafite me përmbajtje nacionaliste.

Këshilli Kombëtar pëshëndet reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Arsimit, e cila në një deklaratë publike, dënon ashpër dhe shprehet e shqetësuar për shfaqen e mbishkrimeve dhe grafiteve të tilla në muret e shkollës.

Këshilli Kombëtar apelon të individët apo grupet e ndryshme që shkollat ti shohin si institucione edukativo-arsimore e jo si hapsira për shpalosjen e ideologjive nacionaliste apo partiake.

Ftojmë organet kopetente, të marrin të gjitha masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla.

Ne përkrahim  çdo iniciativë dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë në takime me strukturat udhëheqëse të shkollës (Këshillin drejtues, Këshillin e prindërve etj) me qëllim të ruajtjes së harmonisë ndëretnike në shkollë.

 

Share.