Bojoviq – Reinke: Çdo gjë gati për ardhjen e turistëve nga SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi po zbaton me sukses vaksinimin masiv kundër Covid-19, parametrat epidemiologjikë tregojnë një prirje shumë të favorshme, kështu që perspektivat për sezonin turistik dhe ardhjen e turistëve nga Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar ndjeshëm, u konkludua gjatë një takimi midis ministres së shëndetësisë Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq dhe ambasadores së SHBA në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Ministrja e informoi ambasadoren Reinke për të gjitha detajet e gjendjes epidemiologjike në vend, mënyrën në të cilën kryhet vaksinimi, si dhe kushtet që Mali i Zi ka siguruar për ardhjen e turistëve.

Ambasadorja amerikane vlerësoi përpjekjet që po bëjnë autoritetet shëndetësore për të luftuar me sukses dhe me efikasitet epideminë, me një theks të veçantë në aktivitetet që janë në fokus për përgatitjen e sezonit të ardhshëm të verës. “Dua t’ju kujtoj se në vitin 2019, rreth 80,000 qytetarë amerikanë vizituan Malin e Zi. Gjithçka që ju bëni është një inkurajim për ne dhe qytetarët tanë të jemi mysafirë në vendin tuaj të bukur,” tha ambasadorja Reinke.

Share.