Bojaniq dorëzoi ankesë për parregullsi në zgjedhjet presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i një pjese të opozitës në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Mlladen Bojaniq, ka dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të Shtetit ankesë për parregullsitë e evidentuara në zgjedhjet presidenciale.

Sipas Bojaniq, kandidati fitues në zgjedhje Millo Gjukanoviq, në mënyrë të jashtëligjshme ka përdorur resurset shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, prandaj edhe zgjedhja e tij nuk mund të konsiderohet e ligjshme. Në ankesë kritikohet edhe Komisioni Zgjedhor i Shtetit, i cili sipas Bojaniq,  i ka mundësuar pa pengesa kandidatit Gjukanviq që të keqpërdorë resurset shtetërore dhe në këtë mënyrë të ketë avantazh të padrejtë në zgjedhje.

Share.