Bletaria- profesion i cili sjellë kënaqësi dhe përfitim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bletaria është një ndër bizneset më të përhapura e cila ka rritur mirëqënien e shumë familjeve. Shumë biznesmen e kanë parë këtë fushë jo vetëm fitimprurës, por edhe promovim të produkteve shqiptare. Në komunën e Ulqinit nga viti në vit sa vijnë e shtohen bletarët të cilët me dashuri të madhe merren me bletët dhe kultivimin e tyre, njëri ndër to është dhe Agim Bajri.

“Bletaria nuk është si profesionet e tjera, pa e dashur nuk mund ta ushtrosh. Për shumë bletar nis si aktivitet për të kaluar kohën, por më pas përfundojnë duke e kthyer atë në profesion. Në rradhë të parë duhet të kesh dëshirë, durim, vullnet ndaj punës, ndërsa  përkujdesja duhet të jetë e madhe. Nëse i krijon kushtet për bletët dhe produkti do të jetë i kënaqshëm”, deklaron bletari Bajri. Ai gjithashtu shton se nëse e punon me dashuri dhe përkushtim atëherë do të vijnë edhe të ardhurat.

Gjatë kësaj stine bëhen përgaditjet për dimër, ndërsa vielja e prodhimit të mjaltit bëhet nga fillimi i qershorit.

Share.