Bletarët apel bujqëve : Spërkatjet bëni në orët e vona, kurë bletët kthehen në zgjua

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bletarët e fshatit Zoganj janë të shqetësuar për ardhmërinë e bletëve të tyre.Vitin e kaluar në përgjithësi të gjithë bletarët e kësaj zone janë dëmtuar rëndë si pasojë e spërkatjeve  të vreshtave dhe kopshteve në kohë të papërshtatshme kurë bletët janë në kullotë.

Agim Bajri bletar nga Zoganjt apelon tek të gjithë bujqit që të kenë kujdes me përdorimin  kimikate të tilla si pesticidet dhe herbicidet. Ai tha se spërkatjet mund ti bëjnë në orët e vona të pasditës kurë bletët kthehen në zgjua ,apo të lajmërojnë më herët për ti mbyllur bletët.

Ai u shpreh se vitin e kaluar ka pasur shumë dëme,të cilat akoma nuk i ka rikuperuar.

Edhe bletari Selim Suma nga i njëjti vend   ju bënë aple të gjithë bujqëve  që të kenë kujdes orarin e spërkatjeve .Ai  tha se është momenti i duhur kurë mund të merren masa konkrete që mos të përsëritet viti i kaluar .

Ndërkaq Këshilltari për Bujqësi në Komunën e Ulqinit ,Gani Rexha shprehet se tani 80% të prodhimeve bujqësore janë në lulzim ku bleta kërkon nektarin për ushqim,andaj kjo është periudha më e rrezikshme për të spërkatur me pesticide që mund të jenë fatale për bletët.

Rexha apeloi tek të gjithë bujqit që  mundësisht spërkatjet ti realizojnë në orët e hershme  të mëngjesit,apo  në orët e vonshme .

Ai u shpreh se kupton nevojat e bujqëve për të mbrojtur vreshtat dhe kulturat e tyre bujqësore,por me pak koordinim mund të ndihmojnë bletarët që mos    të dëmtohen.

H.Nelaj

Share.