BLERËSIT ANKOHEN NË ÇMIME TË LARTA TË PRODUKTEVE NË TREGUN E PEMË – PERIMEVE NË ULQIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në prag të festës së Kurban Bajramit kërkesë më e madhe e produkteve në tregun e gjelbërt, por konsumatorët shprehen se çmimet kanë pësuar luhatje.

Në prag të festës së Kurban Bajramit tregu i pemë –perimeve është furnizuar mirë ,si me produkte vendase ashtu edhe të importuara. Sipas traditës për festën e Kurban Bajramit përgatiten ëmbëlsira të ndryshme, andaj kërkesa për produkte arrore, si arra, bajame, lajthia,  ditët e fundit është rritur.

Në këtë treg për një kilogram arra duhet ndarë nga 8,deri në 12 euro varësisht nga kualiteti i mallit.  Bajamet   dhe lajthitë  mbajnë çmim pak më të ulët ,10 euro një kilogram.Tryeza e Bajramit duhet të jetë më e begatë ,andaj  edhe në tezgën e produkteve të detit ka pasur mjaft shitje. Deri sa konsumatorët shprehen se çmimet janë shumë të larta, tregtarët thonë se ofrojnë çminime reale.Një kilogram levrek në treg sot kushton 15 euro, koca 12,orada 8,gjela të detit 12,dhe kallamari 12

Sa i përket pemëve dhe perimeve duket se nuk ka pasur luhatje kohën e fundit, Domatet specat ,patëllxhanët mbajnë të njëjtin çmim nga 0. 80   deri në 1 euro për kilogram, ndërsa kajsia, kumbulla, qershia  dhe nektar mina shiten  dy euro e 50 cent.Për një kilogram pjepër duhet ndarë 70 cent, ndërsa për një kilogram shalqi 0,40 deri në 0.50 euro.

Në treg vërehet rritje drastike e çmimit të mjaltit, nga 12 sa kushtonte gjer më tani  mjalti vendas ,tani duhet ndarë 15 euro.

H.Nelaj

Share.