BKA kundër ndërtimit të karantinës në Zogaj. Dëmtim direkt turizmit dhe biznesit

0

Kryetari i Biznis Klub Ana e Malit Kabil Kurti, u shpreh se ato si shoqatë janë kategorikisht kundër ndërtimit të karantinës në Zogaj, pasi me këtë turizimit dhe biznesit i bëhet reklamë negative. Sipas Kurtit, Mali i Zi dhe Ulqini deri tani nuk kanë dëm nga kjo sëmundje por dëmi më i madh po i bëhet me propagandën negative për hapjen e karantinës. “ Ne si biznes e shohim karantinën si një thikë mbas shpine për turizmin dhe biznesin në përgjithësi në komunën e Ulqinit.”, tha Kurti.  Ai shtoi se presin nga pushtetit lokal dhe e gjithë struktura politike të qytetit që të reagojnë dhe të bëjë të mundur mosrealizimin e këtij projekti.

Share.