Bix Aliu: Seanema është më shumë se një festival filmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zavendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Bix Aliu, gjatë fjalimit me rastin e fillimit të Seanema Film Festival, tha se kjo ngjarje është më tepër se një festival i thjeshtë filmi, por përbën edhe një hapsirë për debate të ndryshme , në këtë rast atë të barazisë gjinore. Aliu komplimentoi shoqatën iACT për iniciativën e organizimit të këtij festivali, sidomos vlerësoi lartë punën e drejtoreshës Drita Lolla, për të cilën ai  tha se ka afinitetin e duhur që ëndrrat ti bëjë realitet. Gjithashtu ai falenderoi edhe kreytarin e komunës Nazif Cungun për përkrahjen e festivalit, si dhe të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen.

Share.