Biseda Kurti – Merkel: Gjermania mbështet planin e Qeverisë për mallrat serbe

0

Pas bisedës telefonike të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, zëdhënësat e dy qeverive kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Zëdhënësi të Qeverisë gjermane , Steffen Seibert dhe ai i Qeverisë së Kosovës,  Përparim Kryeziu, kanë thënë që Merkel dhe Kurti kanë shkëmbyer mendime për raportet bilaterale. Kurti dhe homologia gjermane kanë diskutuar edhe për luftën ndaj pandemisë së coronavirusit si dhe dialogut me Serbinë “U diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme”’, thuhet në njoftim. Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se Merkel ka mbështetur planin e Kurtit për tarifën ndaj mallrave Serbe.

Share.