Binotto: Gara e radhës në Silverstone do të jetë e vështirë për “kokëkuqen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, mendon se gara e radhës në Silverstone do të jetë e vështirë për “kokëkuqen”, që sërish po has disa vështirësi, duke mos qenë aq kompetitive sa në Montekarlo e Baku. “I dimë pikat tona të dobta, sidomos në pjesë e drejta, ku humbasim terrem ndaj rivalëve. Objektivi ynë në Angli nuk është vendi i tretë, por të përmirësohemi”, tha Binotto.

Në fund të sezonit do të bëjmë llogaritë. Sezoni është i gjatë dhe shpresojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë. Ne po punojmë më shumë për vitin 2022, për të qenë gati kur të ndryshojnë makinat”, tha Binotto.

Share.