Bino, shqetësim për maskat: Duhet të mbahen në mjediset e mbyllura, s’ka vendim për heqjen. Delta, jo konfirmim zyrtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Mutacioni Delta i koronavirusit nuk është konfirmuar zyrtarisht të ketë hyrë në Shqipëri ndonëse autoritetet shëndetësore deklarojnë se jemi në alert pasi ka mbërritur në vendet fqinje me ne. Raste të dyshuara ka pasur por kanë rezultuar negativë në laboratorët e referencës në Berlin. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino u kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë si për tu testuar kur konstatohen simptoma si dhimbje fyti apo rrufe, por edhe të vaksinohen pasi ritmet e vaksinimit kanë rënë.Por ndonëse janë hequr maskat në rrugë shqiptarët nuk i vendosin ato as në ambientet e mbyllura vendim i cili mbetet në fuqi.Bino sqaron se të gjitha llojet e vaksinave mbrojnë ndaj mutacioneve dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes.

Share.