Bilal Kraja : Ky vit do të jetë vit rekord i ullishtës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ullishtat e vjetra pothuajse janë të shaktrruara nga sulmi i mizës,por ullishtat e reja si duket do të kenë një frytëdhënije rekord.

Ullishtari Bilal Kraja i cili në plantazhin  e vet në Zogaj dhe Pistull  ka të mbjellura mbi 3.600 rrënjë ullinj , shprehet se ky vit për të do jetë një vit rekord i frytëdhënjës së ullinjëve.Deri tani plantacionet e tija janë të mbrojtura nga sulmi i mizës falë trajtimeve që i kanë bërë për mbrojtjen nga dëmtuesi. Ai tha për televizionin Teuta se ullishtarët duhet të kujdesën më shumë për ullishtat e veta, sepse nëse nuk trajtohen me rekomandime nga ekspertët, atëherë do të ketë probleme ,ashtu edhe siç ka ndodhur këtë vit në ullishtat e vjetra.

Share.