Bilal Alaj –Nga 7 fëmijë në vitin 2013,mjerisht kemi arritur në 42 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”  në Ulqin falë donacioneve të shumta  në periudhën e pandemisë mirëvajtjen e procesit të mësimit individual   po e menaxhon në mënyrën më të mirë, edhe pse pandemia e ka  rënduar punën , shprehet drejtori i qendrës në fjalë  Bilal Alaj .

Sa i përket numrit të fëmijëve që e ndjekin këtë qendër mjerisht dita e ditës po rritet. Ne janar të vitit 2013 kjo  qendër  ka pas 7 fëmijë, ndërsa aktualisht  numri i fëmijëve është 42.

Sipas  drejtorit Alaj situata financiare nuk është fortë stabile ,por falë donacioneve të shumta është e përballueshme.

Situatën epidemiologjike drejtori Alaj  e vlerëson stabile, aktualisht dy fëmijë janë në vetëizolim , për shkak të infektimit të familjarëve të tyre.

Alaj u shpreh se numri i fëmijëve është shumë më i madh, por shumë prindër fëmijët e tyre nuk i sjellin në Qendër, edhe pse është i siguruar transporti.

H.Nelaj

Share.