Bilaj Alaj-dhoma senzorike ëndërr që u realizua

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” është qendër e cila funkcion nga viti  2010, dhe për çdo vit këtu është në rritje numri  fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Synimi kryesor i zoti Alajt ishte pajisja e dhomës senzorike dhe venja në funksion e saj që kompleton këtë Qendër, falë Ministrisë së finansave që financoi këtë projekt.

Sa i përket kuadrove ata janë kompletuar pas përpjekteve të shumta të drejtorit Alaj ,por si kuadër deficitar vazhdon të jetë defektologu.

Edhe pse numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara është në rritje,akoma ka prindër që hezitojnë të sjellin fëmijët e tyre këtu shprehet Alaj.

“Aktualisht këtu kemi 18 fëmijë në bazë të kategorizimit të komisionit përkatës,por numri I tyre është shumë më I madh  në komunën e Ulqinit ,pra është në rritje ” shprehet drejtori Alaj.

Në Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” janë të punësuar 10 veta,pra një staf i kompletuar dhe i përkushtuar punës së vet.

Në ambijentët e Qendrës në fjalë mbizotron një organizim i mirëfilltë,detyrat janë të ndara sipas kategorizimit që vlerëson komisioni.

Në fund zorti Alaj apelon tek prindërit e fëmijëve  me pengesa në zhvillim  që ti sjedhin fëmijët e tyre,në fakt le ti paraqesin,që më pas komisioni të vlerësoi  se çfarë është më së mire për ata fëmijë.

Share.