Bie Qeveria Mustafa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë deklaruar sot për mocionin e dorëzuar nga opozita për votëbesmin e Qeverisë Mustafa. Nga 114 deputetët e pranishëm 78 prej tyre kanë votuar pro mocionit për mosbesim ndaj  Qeverisë aktuale, 34 kanë qenë kundër , kurse 3 deputetë apstenuan. Seancën e Kuvendit e karakterizuan akuza të ndërsjellta në mes deputetëve të PDK dhe LDK për keqeverisje të vendit në periudhën e kaluar.

Nga opozita janë shprehur të kënaqur me rënien e Qeverisë , punën e të cilës e kanë quajtur si ndër më të dobëtat në historinë e Kosovës. Pritet që pas kësaj presidenti Thaçi të shpall në ditët në vijim edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Share.