BE bie dakort për ofertën me Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i ofruar Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët nga arritja në Greqi.Pas bisedimeve në Bruksel, të cilat kanë përfunduar në orët e para të ditës së sotme, liderët evropianë i kanë dhënë presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, mandatin për të përfunduar marrëveshjen me Turqinë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë prapa të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi.Në këmbim, BE-ja do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave.

Share.