Besueshmëri në punën e prokurorit special

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zbardhja e plotë e ngjarjeve të 16 tetorit, kur një grup personash dyshohen se kanë planifikuar akte terroriste në Mal të Zi, pritet me padurim si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Deputeti i URA-s Dritan Abazoviq, tha për televizionin Teuta se ai persona lisht si dhe subjekti që përfaqson,  kanë besim në prokurorin special dhe shpresojnë në zbardhjen e çështjes.

Edhe Luigj Shkrela ndga Partia Demokratike e Socialistëve shpreh mendimin se është esenciale që e vërteta të mësohet, dhe në këtë mënyrë të menjanohen spekullimet e shumta. Prokuroria speciale ka urdhëruar zgjerimin e hetimeve dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas rus Eduard Shirokov dhe Vlladimir Popov, si dhe ka njoftuar se bashkëpuntor i tyre ka qenë edhe dikush nga Fronti Demokratik.

Share.