Beshiq: Na pret periudhë e destabilizimit politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti politik Millosh Beshiq, shpreh mendimin se në periudhën e ardhshme Mali i Zi do të gjendet në një periudhë politike mjaft jostabile,  piksëpari falë gjendjes së rënduar ekonomike e cila nuk ka gjasa përmirsimi në një kohë të afërt.

Përveç kësaj, edhe shumica e ngushtë parlamentare si dhe opozita më e fortë se kurrë, hapin mundësitë që kjo qeveri të mos zgjasë më larg se viti 2018, kur së bashku me zgjedhjet presidenciale mund të mbahen edhe ato parlamentare. Sipas Beshiq, edhe largimi i autoritetit kryesor Gjukanoviq do të kontribuojë në destabilizim brenda Partisë Demokratike të Socialistëve, por edhe presione më të mëdhaja nga jashtë.

Gjithashtu faktor tjetër në favor të opozitës është edhe motivimi i zgjedhësve, thotë Beshiq, i cili është dukshëm më i lartë se i atyre që kanë përkrahur partitë në qeverinë aktuale.

Share.