BËRKOVIQ:UNË DHE ALI PODRIMJA KEMI ËNDËRRUAR SË BASHKU

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fituesi i sivjetëm Bërkoviq, i cili njihet edhe si mik i madh i kombit shqiptar, në fjalimin e tij, tha se kjo ditë është madhështore për të, por, njëkohësisht edhe e dhimbshme që nuk e ka pranë mikun e tij të ngushtë, Podrimjen. Ai thuajse tërë fjalimin e tij ia kushtoi Ali Podrimës, duke treguar për miqësinë dhe lidhjen që kishin së bashku, duke e përmendur edhe ëndrrën që e kishin për pavarësinë të këtyre dy shteteve.
“Vëllam Ali Podrimja, kemi ëndërruar dhe ëndërronim me verë e pa verë se do të vinte dita kur Mali i Zi, shteti i vjetër do të përtëritej dhe do të përtërinte shtetësinë e vet dhe Kosova jote më në fund do të fitonte shtetësinë dhe do të njihej ndërkombëtarisht. Atëherë premtoja se ne malazezët do të ishim të parët që do e pranonim, dhe ishim ndër të parët. Ka ardhur ajo kohë kur nga Mali im i Zi, prej nga pas dy atentatesh m’u desh të emigroja. E atje sot s’ka më as atentator seriozë. E bëra këtë përmes Shqipërisë, ku strehova familjen, duke e ditur se atje ishin më të sigurt”, tha mes tjerash Bërkoviqi.

Share.