Berishaj: Deklarativizmi-gjëja më e përbashkët e subjekteve politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti Nikollë Berishaj i cili ishte mysafirë në emisionin ”FOCUS” në Tv Teuta, tha se pushteti është tejet i centralizuar si në institucione ashtu edhe në vendimmarrje. Ai tha se egziston një karakteristikë tejet evidente e shoqerisë ku jetojmë e që është punësimi partiak, apo  ”kapja” e institucioneve prej kuadrove joprofesionistë, të përkatësisë partiake, militant partiak,  dhe pikësrisht në këtë mënyrë bjen edhe postulati kryesorë i demokracisë e që është profesionalizmi në institucione. Sipas Berishajt, subjektet politike kanë vetëm një gjë të përbashkët e ajo është deklarativizmi, pasiqë të gjitha subjektet e kanë plot gojën me demokraci, evropë  dhe përparim. ”Por në fund të të gjithave është ai – njeriu i thiesht i cili pasojat e të gjitha këtyre përçarjeve, keqmenaxhimit dhe keqorganizimit të shoqerisë në tërësi i ndien në lëkurën e vetë”, tha Nikollë Berishaj në emisionin ”FOCUS” në Tv Teuta.

Share.