Berisha sulmon Donald Lu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri I Shqiperise Sali Berisha ka sulmuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në lidhje me qëndrimin e tij për protestën e shoqërisë civile për mbetjet, pasi ky i fundit ia adresoi organizimin e tubimit PD-së. Berisha komentoi qëndrimin e Ambasadës Amerikane, ndërsa e cilësoi njoftimin e saj për paralajmërimin e qytetarëve të SHBA të gabuar. Berisha pohoi se ambasadori Lu kishte marrë rolin e Guvernatorit, ndërsa duket sipas tij sikur mbështet qeverinë.
“Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndom në partitë politike, mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre”, tha Berisha.Sulmi i ish-kryeministrit shkon akoma më tej duke shtuar se njoftimi që shpërndau ambasada një natë para proteste i ngjante një deklarate të bërë nga zyra e PS, dhe e shkruar nga vet sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Gramoz Ruçi.

Share.