Beqiraj shënon dy gola në fitoren e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj ka arritur në shifrën e 14 golave për Malin e Zi. Beqiraj të premten mbrëma realizoi dy herë në fitoren 3:0 të Malit të Zi në udhëtim ndaj Gjibraltarit.Beqiraj, që mban rekordin për paraqitje për vendin, ishte kapiten të premten mbrëma, si shumë herë në vitet e fundit. Ai realizoi për 2:0 nga pika e bardhë në minutën e 44-t. Golin e dytë dhe të tretin për Malin e Zi e shënoi në minutën e 68-të. Realizoi gol të bukur me kokë pas krosimit të shqiptarit tjetër, Sead Hakshabanoviq.

Mali i Zi është i katërti në grupin G me 11 pikë. Udhëheq Holanda me 16 pikë, ndërsa Norvegjia i ka 14 në vend të dytë. Turqia është e treta me 12 pikë.

Share.