Behuni pjesë e vajzave të fuqishme të Ballkanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha vajzat nga mosha 18 deri ne 26 vjeç te statuseve të ndryshme të cilat e kanë pasion fotografinë dhe dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth ketij arti mund te bëhen pjesë e projektit ” Balkan Girl Power ” .

Ky projekt të cilin ne Mal te Zi e ka sjellur OJQ ” IAct ” me ne krye Drita Llollën ka per qellim perfshirjen e femrës në fusha te ndryshme të shoqërisë dhe njohjen e pjesmarrësve të këtij trajnimi me të drejtat të cilat i gëzojnë femrat në BE

. Konkursi është paraparë të mbyllet të premten me datë 20 korrik , por për disa arsye të caktuara ka mundësi që do të vazhdojë të jetë i hapur edhe për një kohë të caktuar , kështu deklaroi per Tv Teuta drejtoresha e OJQ ” IAct ” Drita Llolla e ftuar në emisionin e mengjesit ” Ditë e re “.

Share.