Beçiq:Mjaft më me urrejtje dhe ndarje, të  punojmë në..

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhur me incidentin e shkaktuar nga tifozët e KF Buduqnost, të cilët gjatë ndeshjes me Deçiqin, kanë fyer popullin shqiptarë  me brohoritjet “shiptari”, është deklaruar edhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, duke i dënuar ashpër këto ngjarje.

“Si dikush që është fëmi I këtij qyteti, si dikush që është I dashuruar në sport dhe në fudboll, si dikush që është rritur në stadiumin nën Goricë, dua të dënoj mesazhet e mbrëmshme të cilat kemi pasur mundësi të dëgjojmë në stadium. Mjaft më me urrejtje, mjaft më me ndarje, mjaft me padurim, mjaft me tensione. Duhet që në secilin hap të japim kontributin e përforcimit të harmonisë ndërfetare dhe ndërnacionale,  të  punojmë në pajtimin dhe ndërtimin e Malit të Zi të fortë e qytetarë, sepse pa pajtim dhe pa Malin e Zi  të forte dhe qytetarë, nuk do të kemi një të ardhme tëpërbashkët të suksesshme dhe të sigurtë”, tha kryetari Beçiq në fund të seances së sotme plenare.

Share.