Beçiq – Propozim ligji mbi buxhetin mund të votohet deri në fund të kësaj jave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozimiligji mbi buxhetin për këtë vit mund të votohet deri në fund të kësaj jave, ka deklaruar kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq dhe ka ftuar kolegët që t’i qasën në mënyrë efikase krijimit të kushteve formale për votimin e tij. Ai ka thënë se është vështirë të parashihet data në mënyrë precize, por konsideron se, nëse do të punohej në mënyrë efikase dhe dinamike, është e mundshme që të jetë deri në fund të kësaj jave pune. Ftesa ime kolegjiale është që të gjithë t’i qasemi me efikasitet krijimit të parakushteve formale për votimin e buxhetit, ka thënë Beçiq, pas prezantimit të rezultateve të hulumtimit mbi shkallën e transparencës të parlamenteve në rajon. Ai ka përsëritur se miratimi i buxhetit është prioritet i të gjitha prioriteteve dhe klubi i deputetëve që i takoj prej ditës së parë është i gatshëm ta votojë buxhetin e propozuar.

Share.