Beçiq për rindërtimin: do të jemi partnerë nëse Kryeministri dhe Qeveria mendojnë se është i nevojshme “rifreskimi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Parlamentit dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, tha sot, duke folur për rindërtimin e mundshëm të Qeverisë, se partia e tij do të jetë partnere në atë proces nëse Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe Qeveria vlerësojnë se Qeveria ka nevojë për “rifreskim “.

“Nëse Kryeministri dhe Qeveria besojnë  se “rifreskimi” është i nevojshëm, se Qeveria duhet të forcohet dhe të zgjidhen çështjet e hapura , ne shohim se disa çështje kadrovike janë tashmë të hapura – do të jemi partner dhe do ta mbështesim këtë proces,” u tha Beçiq gazetarëve në Villa Gorica pas prezantimit të rezultateve të hulumtimit për shkallën e transparencës së Parlamentit.

Ai përsëriti që Demokratët mbështesin Qeverinë dhe gjithçka që u premtuan qytetarëve më 4 Dhjetor, kur u zgjodh Qeveria.

Beçiq tha se dialogu brenda shumicës parlamentare është rruga drejt zgjidhjes.

Kryetari i parlamentit tha se pakicat duhet të jenë pjesë e çdo qeverie në Malin e Zi – si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror – pavarësisht se kush është në krye të qeverisë.

I pyetur se kur mund të pritet miratimi i buxhetit, ai tha se është e mundur që të ndodhë deri në fund të kësaj jave. Sipas tij, buxheti është përparësia e të gjitha prioriteteve.

Duke folur për iniciativën për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, VlKadimir LKeposaviq, ai tha se Demokratët absolutisht pajtohen me arsyet e dhëna për shkarkimin e Lleposaviq, por që ai nuk do ta zëvëndësohet nga kuadrat  e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Share.