Beçiq: Oferta e Markoviq nuk është e sinqertë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Demokratëve të Malit të Zi Aleksa Beçiq nuk e konsideron të sinqertë ofertën e kryeministrit Dushko Markoviq që bisedimet me opozitën për zgjedhjet e reja mund të bëhen brenda institucioneve të sistemit.

Megjithatë, Beçiq thotë se ky sinjal tregon qartë se Partia Demokratike e Socialistëve po lëshon pe, por ajo njëkohësisht njihet edhe  si subjekt i cili kurrë nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara. Për këtë arsye oferta jonë për zgjedhje të parakohëshme, tha Beçiq, nuk është shantazh por qasje e arsyeshme pasi kemi të bëjmë më mashtrues të të njohur të skenës politike.

Share.