Beçiq dhe Abazoviq sot takohen me Hahn

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarët e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, sot në Bruksel do të takohen me komisarin e lartë të Bashkimit Evropian për politikat e jashtme dhe zgjerim, Johanes Hahn, të cilit do ti prezantojnë edhe planin e tyre për reformën zgjedhore.

Ky plan parasheh reforma të gjithëanëshme për krijimin e kushteve minimale për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, çka përfshin gjetjen zgjidhjeve të qëndrueshme për Këshillin Gjygjësor, Radiotelevizionin e Malit të Zi, si dhe reforma të tjera. Nga këto dy subjekte është kumtuar se takimi është organizuar me iniciativë të Hahn.

Share.