BE e gatshme të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Këshillit Evropian , Charles Michel, i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e urimit të tij për Ditën e Evropës. Michelle shprehet në letër se këtë vit dhe  vitin e  kaluar, pandemia ka krijuar rrethana jashtëzakonisht të vështira për të gjithë qytetarët tanë. “BE qëndron e vendosur me Malin e Zi dhe do të vazhdojë të sigurojë të gjithë mbështetjen e mundshme për të ndihmuar vendin tuaj të përballet me pandeminë, “tha presidenti i BE në një letër dërguar Gjukanoviqit.Jam i lumtur të shoh vendosmërinë dhe angazhimin tuaj të fortë për të qëndruar në rrugën e zhvillimit demokratik dhe reformës, kryesisht në interes të qytetarëve të Malit të Zi. BE mbështet të ardhmen evropiane të Malit të Zi dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në përpjekjet tuaja të reformës, “përfundoi Presidenti i BE Charles Michel.

Share.