BE do të dhurojnë të paktën 200 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Bashkimi Evropian do të dhurojnë të paktën 200 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit, njoftoi Komisioni Evropian. Vaksinat do të dërgohen kryesisht përmes iniciativës COVAX të OBSH-së.
Kjo në mënyrë efektive dyfishon premtimet e bllokut. Presidentja e KE-së, Ursula von der Lajen njoftoi në maj se BE-ja do të dërgojë të paktën 100 milionë doza deri në dhjetor. “Vaksinimi është thelbësor, prandaj është thelbësore të sigurohet aksesi në vaksinat antiCOVID-19 në të gjithë botën”, tha Von der Lejen në një njoftim për shtyp. Deri më tani, sipas njoftimit për shtyp, 122 milionë doza janë dërguar përmes COVAX në 136 vende. OBSH ka vlerësuar se nevojiten 11 miliardë doza vaksinash për të zhdukur pandeminë.

Share.